Çfarë i ndodhi? Angela Martini përfundon në spital

Modelja shqiptare Angela Martini ka zgjedhur tregun ndërkombëtar për të vazhduar edhe karrierën e saj me modelingun.

Modelja jeton prej vitesh në SHBA me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Herën e fundit kur Angela ka postuar një foto në rrjetin e saj social ku shihet e shtrirë në spital, duke marrë serum.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur pasi vetë ajo nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore.

Vitin e kaluar Angela u bë nënë për herë të parë . Ajo ka zbuluar se djali që ka me partnerin Dragos Savulescu erdhi përmes një nënë surrogate. Ata e pagëzuan me emrin Kyree Martini Savulescu./albeu.com