Gripi i shpendëve edhe në Shkodër, zbulohet vatra e infektimeve

Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve.

Shkodra është bërë qarku i ri i cili është bërë qarku i radhës ku janë konfirmuar rastet në fjalë.

Lajmin e bëri të ditur prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Kjo e fundit bëri me dije se rasti është zbuluar në një fermë private, teksa kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen 70 krerë pula dhe janë groposur.

Angoni ka zhvilluar një takim për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve. Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të ketë kontrolle të shtuara në tregje, duke shtuar se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do gruposen shpendët nëse ka raste të tjera.