Green Pass në Shqipëri, Rama u drejtohet shqiptarëve: Vaksinohuni ose do të ngelni jashtë! (VIDEO)

Mëngjesin e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për të pavaksinuarit ku ka shpërndarë pamjet e luftës së përditshme të mjekëve me pandeminë.

Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë. Duke nënkuptuar kështu mundësinë e implementimit të “Green pass” edhe në Shqipëri.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

Kujtojmë se disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët. /albeu.com/

 


Shtuar 6.11.2021 09:39