Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët morën bizhuteri me vlerë 7 milionë lekë

Të tjera detaje janë bërë publike ditën e sotme në lidhje me grabitjen e argjendarisë një ditë më parë (16 maj) në zonën e Kamzës. Raportohet se vlera e bizhuterive të grabitura përllogaritet të jetë rreth 7 milionë lekë.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur futen në argjendari duke marrë sende me vlerë dhe më pas u larguan.

Të lidhura

None found

Nderkohe kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve, ndërsa Policia e Tiranës vijon kontrollet dhe verifikimet për identifikimin e tyre.

Autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara.

Në një moment ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë vijuar arratisjen. Ndërkohë, policia shoqëroi disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim, nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Pavarësisht kontrolleve dhe shoqërimeve të kryera, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e grabitjes. Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje, ku rezulton se autorët kanë marrë sende ari dhe argjendi.

Në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk është përballur me grabitësit, pasi në momentin e ngjarjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut.


Shtuar 17.05.2026 14:30

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş