Grabiti 2500 euro e sende me vlerë në banesën e ministres, arrestohet një 33-vjeçare në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës të ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ishte vetë ministrja që bëri denoncimin në polici, ndërsa më pas u arrestua shtetasja me iniciale N.K.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person, i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.

Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it