Burri godet me thikë dhe grabit partneren, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një burrë ka sulmuar partneren e tij pas një debati që kanë pasur brenda shtëpisë së tyre në  Karlovasi të Samosit.

Fillimisht e ka kërcënuar dhe më pas e ka goditur me thikë dhe i ka rrëmbyer 180 euro.

Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet për  vjedhje, shkelje të legjislacionit për armët, dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor./Albeu.com


Shtuar 3.10.2023 08:18