Goditje e organizuar Basha-Rama? Urdhëri i ri brenda PS do tja bëjë të vështirë Berishës qëndrimin në Kuvend

Pavarësisht këmbnguljes së Berishës për të qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, prania e tij nuk do të jetë aq e lehtë.

Sipas gazetares Esiona Konomi, Berisha do të ketë edhe një goditje nga PS, më në krye Edi Ramën.

Mësohet se grupi parlamentar i PS ka marrë urdhër nga “kupola” që të injorohet çdo deklaratë e Sali Berishës në Kuvend, duke bërë që deklaratave të tij të mos iu bëhet jehonë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të grupit dhe u provua me daljen e kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve, i cili iu shmang totalisht pyetjeve të mediave për Berishën.

A është kjo një goditje e organizuar ndaj Sali Berishës?


Shtuar 10.09.2021 11:38