Një gjykatë në qytetin e Ferizajt ka caktuar masën arrest me burg për Gëzim Çelën me 40 ditë. Baroni i drogës u arrestua disa ditë më parë në fshatin Dardani të komunës së Ferizajt.
Policia e Kosovës tha se i dyshuari në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy gra shtetase të Shqipërisë dhe një burri nga Kosova që dyshohet se e kishte strehuar të kërkuarin për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, në Kosovën lindore.
Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme”.