Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën “arrest në burg” për personin e dyshuar si autor të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kavajë më 25 qershor 2026, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi me humbjen e jetës së njërit prej tyre, i cili u godit me thikë.
Në vendimin e saj, gjykata ka çmuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet M.Rr.
Të lidhura
None found
Sipas përcaktimeve në vendim, ndaj M.Rr. rëndojnë dyshimet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Po ashtu, palët mund ta kundërshtojnë këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda afatit ligjor prej pesë ditësh.
