E ardhmja e De Ligt, holandezi shihet larg Bayern Munich

E ardhmja e Matthijs De Ligt në Bayern Munich është kthyer në dyshime.

Manchester United është kthyer tashmë në gatishmëri, ku “djajtë” e pëlqejnë holandezin. Sipas “Daily Mirror”, qëndrimi i ish-qendërmbrojtësit të Juventusit në Munich nuk është më i sigurt.

Zërat nga tabloidet britanike flasin për një interesim nga United për “tulipanin”. Sipas mediave angleze, baza e krizës është marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe trajnerit Thomas Tuchel. /abcnews.al


Shtuar 12.02.2024 15:55