Gjobitet produksioni i filmit ku Alec Baldwin qëlloi për vdekje kineasten

Producentët e një filmi, kineastja e të cilit u qëllua për vdekje aksidentalisht në xhirime nga Alec Baldwin, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekjen e udhëzimeve të sigurisë.

Prodhuesit e Rust treguan “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set”, sipas Departamentit të Mjedisit të Nju Meksikos.

Agjencia ka lëshuar gjobën maksimale prej 136,793 dollarë për Rust Movie Productions./albeu.com