Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gjirokastër, duke vënë kështu në rrezik bimësinë e zonës dhe faunën.
Flakët kanë përfshirë fushën e fshatit Shtëpëz, ku janë djegur edhe disa pemë aty pranë.
Sipas informacioneve zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje për t’u përballur me situatën.
Kujtojmë se zjarret në Gjirokastër, këtë fillim Gushti morën dy jetë njerëzish në fshatin Asim Zenel. bëhet fjalë për çiftin e të moshuarve Haxhiaj që vdiqën njëri pas tjetrit./albeu.com