Gjiknuri e paditi për shpifje, reagon Bardhi: Mezi pres seancat gjyqësore

Numri dy i PS-së Damian Gjiknuri ka paditur sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi pas akuzave të këtij të fundit për udhëtimet jashtë vendit me Mirel Mërtirin e inceneratorëve.

Pas kësaj padie, ka reaguar Bardhi i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se mezi pret seancat gjyqësore për të dorëzuar provat.

“Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.

Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.

Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.

E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmon”, shkruan Gjiknuri./albeu.com

 

 


Shtuar 29.10.2021 14:31