Gjendet serbi i zhdukur prej ditësh në Kosovë, familja: Falenderojmë shqiptarët!

Personi Ivan Millosheviç nga Serbia i zhdukur në Kosovë prej datën 25 maj është gjetur ditën e sotme. Lajmin për gjetjen e tij e ka bërë të ditur vetë familja e tij me anë të një emaili dërguar Kosovo Online.

Në email shkruhet se, ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të Mitrovicës, dhe se ndodhet në spital për kontrolle rutinë. Në email familja e tij ka kritikuar punën e policisë, të cilën e ka quajtur si të paaftë, ndërkohë që kanë falenderuar serbët dhe shqiptarët që kontribuan në kërkimin dhe gjetjen e tij.

“Ivan Millosheviç nga Beogradi u gjet i gjallë në rrugën afër Mitrovicës dhe Zveçanit, ku ai zbriti nga rruga. Ivan u zhduk më 25 maj 2021 në Kosovë! Ai është gjallë, ai komunikon, ai u transferua me ambulancë në spitalin e Mitrovicës.

Policia që zhvilloi hetimin dështoi shumë dhe tregoi paaftësi të madhe. Prindërit janë të lumtur që e gjetën djalin e tyre të gjallë dhe janë të indinjuar nga paaftësia e Policisë së Kosovës. Falënderojmë të gjithë serbët dhe civilët shqiptarë që ndihmuan në hetimin dy ditëve të kaluara”, thuhet në emailin e familjes.


Shtuar 30.05.2021 20:43