Gjendet pas një muaji kërkimesh trupi i 45-vjeçarit Behar Haka

Pas 1 muaji zhdukje, është gjetur trupi i 45-vjeçarit Behar Haka. Haka u raportua i zhdukur më 15 korrik dhe që në ditët e para dyshohej se ishte mbytur.

Trupi i 45-vjeçarit mësohet se është gjetur pas rreth një muaji, në Farkë ku trupi i tij kishte dalë mbi sipërfaqe.

Familjarët kanë konfirmuar se kufoma është i zhdukuri Behar Haka.

Bëhet me dije se funerali i tij do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.08.2021 15:43