Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçare në një lum

Një fëmijë në fshatin Blaq në Komunën e Dragashit, është gjetur pa shenja jete rreth orës 20:02 në lumin e fshatit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:02, Policia ka pranuar informacion që në lumin e fshatit Blaq, Komuna e Dragashit, është gjetur pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçare. Sipas informacioneve viktima është gjetur një orë pasi ka humbur. I njëjti ka qenë duke lozur afër lumit të fshatit, ku edhe ka rënë. Banorët e fshatit janë mobilizuar dhe e kanë gjetur”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Sinjalin.


Shtuar 4.05.2021 20:42

Tags: ,