Lajmëroi futjen në Kuvend, Basha takon “kokë më kokë” Fatmir Mediun

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatin e tij Fatmir Mediu.

Pasi mbylli takimin me kandidatët për deputet, Basha po zhvillon një takim kokë më kokë me Mediun.

Në fokus të bisedës mes Bashës dhe Mediut mësohet se është strategjia që do të ndjekë Opozita pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka propozuar që të lihet çdo procedurë dhe të dilet në protesta masive, por kryedemokrati ka kundërshtuar.

Ai është shprehur se beteja do të vijojë në Parlament dhe sipas Markut, PD-ja nuk do të njohjet e zgjedhjet e 25 prillit. /albeu.com/

 

Shtuar 4.05.2021 08:05