Zidane: Do të japim gjithçka për t’u kualifikuar, e meritojmë këtu ku jemi

Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për media përpara ndeshjes së dytë gjysëmfinale ndaj Chelseas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Përpara këtij takimi, Zidane ka treguar se skuadra po ndjehet mirë dhe jemi të lumtur që po luajmë në një gjysëmfinale. “E dimë se kemi një ndeshje të rëndësishme nesër dhe ne jemi gati. Është pikërisht ajo që duam, do të japim gjithçka nesër që të fitojmë”, tha ai, përcjell lajmi.net.

Ramos? Sikurse ju e dini, ai do të jetë me ne por do ta shohim nesër. Nuk do ju tregoj se çfarë do të bëjmë. Është e rëndësishme që kapiteni të jetë me ne, lideri ynë”.

“Ne do të luajmë ndeshjen tonë, veçanërisht në 90 minuta ose më shumë. E rëndësishme është të përgatiteni për lojën. Një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve nuk luhet çdo ditë. Lojtarët e mi janë gati që nesër të kenë një lojë të shkëlqyeshme”, shtoi tutje.

Ai ka njoftuar se nuk do të rrezikojë aspak me Ramosin, mirëpo ai do të jetë i pranishëm në stadium.

Sa i përket Hazardit, Zidane ka këto fjalë: “Ai është në një moment shumë të mirë. Ai vjen i përgatitur.  Ne do të kemi nevojë për të, ne e dime se çfarë lojtari është dhe ai do të ndihmojë ekipin, me siguri”, duke lënë të nënkuptojmë se Hazard mund të luajë nga minuta e parë nesër.

Për fund, tekniku francez ka thënë: “Ne jemi aty ku duam të jemi dhe është e kemi merituar të gjithë këtë. Nesër është raundi i gjysmëfinales dhe ne do të japim gjithçka”, përfundoi ai.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale do të zhvillohet në Stamford Bridge me fillim nga ora 21:00, derisa ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 1-1.


Shtuar 4.05.2021 20:51