Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Durrës, dyshimet e para të policisë

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Durrësit. Ai u gjet i vdekur në lagjen nr. 13 , në afërsi të bregdetit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshimet paraprake janë se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.


Shtuar 11.08.2023 09:22