Aktori i njohur i humorit, Gentin Zenelaj ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Bardhë e Zi” në ABC ku është folur për festat.
Zenelaj ka thënë se një nga festat që ka më shumë bezdi, është ajo e ditës pa makina. Sipas tij, kjo festë mund të organizohet por nuk mund të bllokohet e gjithë rrugët.
“Ma zhdukni ditën ‘qyteti pa makina’. Nuk është nismë qytetare. Duhet të më lejoni të bëjë zgjedhje jo të më mbyllni trafikun” tha Zenelaj.
Ai gjithashtu tha se Festa e Pezës duhet të hiqet pasi sipas tij kjo festë nuk u përket të gjithë shqiptarëve.
“Duhet të hiqet festa e Pezës se nuk e konceptoj dot që shteti shqiptar nga buxheti i vet të paguaj për një festë që nuk u përket të gjithëve. Se ka qenë edhe forcat kundërshtare. Ka qenë edhe Balli Kombëtar. Pra nuk u përket të gjithëve.” tha aktori./albeu.com