Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman

Mëngjesin e sotëm, një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e futbollit. Sipas mediave gjermane, është ndarë nga jeta legjenda e futbollit gjerman Andreas Brehme.

Ish-mbrojtësi i famshem i Bayern dhe Inter, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Brehme veç titujve me Inter dhe Bayern, mbahet mend sidomos për golin deçiziv në finalen e “Botërorit 1990” kundër Argjentinës, me penallti, gol që i dha trofeun kombëtares gjermane.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se shkak i vdekjes së Brehme, ka qenë një atak kardiak.


Shtuar 20.02.2024 10:01