Fundjavë me shi në Kosovë

Fundjava me reshje shiu. Të shtunën më freskët, e të dielën ngrohtë. Fillimi i javës me mot jostabil, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi.

Sipas Prishtina Weather ditët e fundjavës, pritet ndryshim i situatës sinoptike. Para do të kemi një periudhë të një moti më të paqëndrueshëm. Të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima. Në aspektin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.

Fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vranësira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, e herë-herë edhe në të mira.

18.09 – Më freskët dhe kryesisht me vranësira. Që nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
19.09 – Paradite me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu. Në mbrëmje kthjellime.

20.09 – Paradite kthjellime. Ditën me vranësira me mundësi edhe për riga lokale shiu.

21.09 – Kryesisht me vranësira e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu.

22.09 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me reshje lokale shiu..

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C. Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.


Shtuar 17.09.2021 21:16

Tags: ,