Frikë te Bayern, dëmtohet Lewandowski

Golat e Robert Levandovskit janë jash tëzakonisht të rëndësishëm për Bajernin e Mynihut. Për ndeshjen e vlefshme për titullin kampion kundër Lajpcigut, sidoqoftë, polaku mund të mungojë sepse ai duhet të jetë në karantinë. Leva ka dy gjëra që e bëjnë atë kaq të veçantë: së pari, shënon një numër të pabesueshëm golash dhe së dyti, ai nuk është pothuajse kurrë jashtë fushe.

Bomberi gjithashtu mund të jetë i dobishëm në mbylljen e çështjes së titullit që Bajerni kërkon ta fitojë sërish këtë vit. Por, në këtë sezon gara për titullin ka qenë jo e lehtë ndaj një skuadre si Lajpcigu. Më 3 prill, do të ketë një përballje midis dy ekipeve kryesore, por Levandovski nga të gjithë lojtarët e mundshëm mund të qëndrojë jashtë. Bajerni pa Levandovskin kundër Lajpcigut? Skenari i tmerrit mund të ndodhë me të vërtetë: Sulmuesi është pjesë e ekipit kombëtar polak për ndeshjet me Poloninë nga 25 deri më 31 mars. Polonia do të luajë tri ndeshje: kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë. Ndeshja në Londër në veçanti paraqet një dilemë për Levandovskin.

Rregulla strikte zbatohen për ata që udhëtojnë në Gjermani nga Britania e Madhe për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri të COVID-19 i cili ka hyrë në Europë. Për këtë arsye lojtarit do t’i duhet të qëndrojë i izoluar pasi të kthehet në Mynih, çka do të thoshte një mungesë të rëndësishme për kampionët e Gjermanisë që në ndeshjen me Lajpcigun do të luajnë për gjithçka. Numri 9 i bavarezëve ka shënuar deri tani 32 gola në kampionat në 25 javë të luajtura.

Ky numër i madh golash tregon edhe rëndësinë që ka Leva për skuadrën e Hansi Flikut e cila në sezonin e kaluar fitoi gjithçka falë kontributit që 32-vjeçarit. Edhe në këtë sezon ai po kërkon të jetë po kaq i rëndësishëm me fanellën e klubit më të titulluar në Gjermani. Leva është Bajerni dhe Bajerni është Leva, të paktën në këtë sezon.


Shtuar 19.03.2021 23:01

Tags: