Fluks turistësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Teksa jemi drejt fundit të sezonit turistik, janë me mijëra turistë nga Kosova të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar.

Përgjatë ditës së sotme, është regjistruar trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, duke bërë që të krijohen radhë kilometrike makinash.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme dhe pritet të vijojë për disa orë./albeu.com/