Flakët përfshijnë një varrezë automjetesh në Kamëz, tymi i zi mbulon zonën

Një varrezë makinash në Kamëz është përfshirë nga zjarri.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme, ndërsa në zonë janë ngritur shtëllunga të dendura tymi.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të situatës.

Sipas informacioneve, zjarri është drejt shuarjes.


Shtuar më 4.07.2026 16:10