Kruja po përballet me një situatë alarmante, pasi vatrat e zjarrit po avancojnë me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara. Përballë rrezikut të menjëhershëm ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin urgjent të banorëve të lagjes “Abaze”.
Era dhe bimësia e thatë po favorizojnë përhapjen e flakëve, të cilat janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë shtëpive.
Të lidhura
None found
Si pasojë e kërcënimit nga zjarri, banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërsa ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri.
