Fitore e madhe, ekipi i futbollit të grave dhe familjarët e tyre evakuohen nga Afganistani (FOTO LAJM)

Një fitore e rëndësishme është arritur ditën e sotme ne Afganistan, pasi ekipi i Futbollit të femrave ka arritur të evakuohet nga vendi së bashku me familjet e tyre.

Kjo pasi me qëndrimin në vend, ata rrezikonin shumë, pasi talebanët mund të ndërmerrnin masa ekstreme ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.

Siç dihet në Afganistanin e udhëhequr nga talebanët, këto lloj sporte për femra, sipas tyre janë të papërshtatshme për t’u zhvilluar.

Lojtaret nga ekipi kombëtar i futbollit i grave në Afganistan ishin në mesin e një grupi prej më shumë se 75 personash të evakuuar në një fluturim nga Kabuli ditën e sotme.

Sindikata globale e futbollistëve FIFPRO falënderoi qeverinë australiane që bëri të mundur evakuimin e lojtarëve, zyrtarëve të ekipit dhe anëtarëve të familjes, me punën e vazhdueshme për të ndihmuar më shumë të largohen nga Afganistani.

“Këto gra të reja, si sportiste dhe aktiviste, kanë qenë në një pozitë rreziku dhe në emër të bashkëmoshatarëve të tyre në të gjithë botën falënderojmë bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën e tyre,” tha sindikata në një deklaratë.

Skuadra afgane u krijua në vitin 2007 në një vend ku gratë që luajnë sport u pa si një akt politik i sfidës kundër talebanëve.

Lojtarët ishin këshilluar këtë muaj që të fshinin postimet në mediat sociale dhe fotografitë e tyre me ekipin për të shmangur hakmarrjet që kur qeveria afgane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ra.

“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht stresuese, por sot kemi arritur një fitore të rëndësishme,” tha ish -kapiteni i ekipit Khalida Popal.

Popal është në mesin e një ekipi avokatësh dhe këshilltarësh të FIFPRO të cilët kanë punuar me autoritetet në gjashtë vende, përfshirë Australinë, SHBA -në dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të ndihmuar aleatët dhë familjet e tyre në mënyrë që të futen në listat e evakuimeve nga vendi./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 17:25