“O Zot, kam parë vdekjen me sy”, vajza që mbeti e plagosur nga ngjarja në Lushnjë rrëfen tmerrin e përjetuar

Mbrëmjen e djeshme Lushnja u trondit nga një nngjarje e rëndë. Disa persona me një mjet tip “Golf” kanq qëlluar në drejtim të lokalit “Pedonale” në qendër të qytetit dhe për pasojë mbeti i vrarë pronari i subjektit Bledar Muça, ndërsa mbetën të plagosur 5 të tjerë.

Eksara Liçi, 24 vjeçe ishte një nga pesë personat që u plagos nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Në një postim në rrjetet sociale, Liçi shprehet se ka parë vdekjen me sy dhe falënderon Zotin që i dha një mundësi të dytë për të jetuar.

“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime” shkruan ajo./albeu.com

 

 

 


Shtuar 24.08.2021 17:30