Festa e Shën Kollit, Rama: Uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor

Ditën e sotme është festa e Shën Kollit. Kryeministri Rama ka uruar festën duke shkruar kjo javë ka nisur e bekuar.

Gjithashtu, ka uruar shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor.

6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton sot.

Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçias në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur.

Një legjendë tregon që Shën Nikolli ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin.

Për këtë episod, Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Po kështu, Shën Nikolli gjithmonë thuhet se u përpoq që të bënte bamirësi fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botës autorin e këtyre veprave të mira.

Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.

Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël.


Shtuar 6.12.2021 08:15