Familja e ish-kreut të komunës së Velipojës që u plagos në Shkodër apel për ndihmë: Ka nevojë për gjak

Mbrëmjen e sotme, ish-kreu i Komunës së Shkodrës, Pashko Ujka u plagos me armë zjarri para shtëpisë së tij.

Mësohet se gjendja e tij është e rënduar dhe familjarët kanë bërë apel për ndihmë. Ata kërkojnë gjak A negativ në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ujka ish-kryetari i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

Ngjarja ka ndodhur lagjen “Vasil Shanto”, dhe mësohet se Ujkës i kanë zënë pritë afër shtëpisë së tij. Ai është qëlluar me armë në shtyllën kurrizore.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 19:36