Familja e akuzoi për përdhunimin e vajzës, 17-vjeçarja refuzon denoncimin! Si nisi romanca me 34-vjeçarin në spitalin e Gjirokastrës

Një 34- vjeçar nga Tepelena ka përfunduar në prangat e Policisë pas denoncimit të familjarëve të një vajze 17-vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të.

Sipas burime nga Policia bëhet me dije se njohja e 17-vjeçares gjirokastrite me 34-vjeçarin nga Tepelena ka qenë krejtësisht rastësore dy ditë më parë në Spitalin e Gjirokastrës ku 17-vjeçarja ndodhej pasi kishte të shtruar një familjar të saj.

Pasi janë njohur, 34-vjeçari e ka ftuar për kafe adoleshenten dhe të dy kanë udhëtuar me automjetin e tepelenasit në drejtim të Viroit. Në kabinën e automjetit ka pasur një raport intim mes të dyve. E reja është vonuar gati 2 orë dhe rrjedhimisht reflektoi shqetësimin e familjarëve të 17- vjeçares, të cilët kanë shkuar në Policinë e Gjirokastrës dhe kanë denoncuar rastin në fjalë duke marrë si shkas edhe dëshminë e vajzës te familjarët se 34-vjeçari e puthi dhe ndërmori veprime jo pa pëlqimin e të resë.

Ndërkohë, kjo e fundit nuk ka pranuar të bëjë denoncim për këtë rast, ndërkohë që familjarët janë ndjerë të alarmuar. Kaq ka mjaftuar që Policia t’i vendosë prangat 34-vjeçarit, i cili nga ana e tij ka deklaruar se raporti i lindur me të renë ka qenë “colpo di fulmine” nga ana e të dyve dhe jo veprim i dhunshëm, pra një pëlqimi ndërsjellë midis tyre.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 17 vjeçe”, sqaroi Policia lokale. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual”./albeu.com/