Eurostat: 24,6% e shqiptarëve takohen çdo ditë me familjarët dhe shoqërinë

Familja vazhdon të zërë një vend të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Një raport i publikuar nga Eurostat tregon se 1 në 4 persona në Shqipëri deklaron se takohet çdo ditë me të afërmit dhe rrethin shoqëror. Ky rezultat e rendit vendin tonë në pozicionin e 7-të në Europë për lidhjet e forta familjare.

Në krye të listës qëndron Qiproja, me përqindjen më të lartë të banorëve që raportojnë takime të përditshme me familjarët. Pas saj renditen Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Greqia dhe Portugalia, ndërsa Shqipëria vjen më pas.

Të lidhura

None found

Danimarka mbyll renditjen, pasi vetëm 2,5% e popullsisë së saj deklaron se takohet çdo ditë me pjesëtarët e familjes.

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se 20,5% e popullsisë shqiptare takohet çdo javë me miqtë ose të afërmit, 19,3% mban kontakte periodike disa herë gjatë muajit, ndërsa 15,7% zhvillon takime një herë në muaj. Sipas ekspertëve, këta tregues dëshmojnë se në Shqipëri mbetet i rrënjosur modeli shoqëror i mbështetur te marrëdhëniet e afërta, ku prania fizike e shpeshtë dhe ndihma reciproke vijojnë të jenë pjesë themelore e jetës së përditshme.


Shtuar 14.08.2026 17:02

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom