“Europë na hidh jelekun e shpëtimit”, pankartat “pikante” nga protesta e opozitës (FOTO LAJM)

Ka nisur prej orës 12:00 protesta e opozitës. Qytetarët fillimisht kanë marshuar nga sheshi “Skëndërbej”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në sy bien pankartat e shumta që protestuesit mbajnë në duar, ku disa prej tyre janë vërtet pikante dhe pro Evropës.

Po ashtu në dyar qytetarët kanë edhe flamuj të shume të BE-së dhe Kombëarë.

Disa prej pankartave janë:

“Zgjedhjet në Shqipëri, stil stalinist. Ka rëndësi kush voton dhe jo sa vota janë!”,

“2022. Rekorde në Shqipëri, politikanët shumë të pasur, oligarkët shumë të pasur, gjyqtarët shumë të pasur, qytetarët e thjeshtë tmerrësisht të varfër”, “Edi Rama boll na e vodhe të ardhmen”-ishin disa nga frazat e shkruara në pankartat që mbanin protesuesit në duar.

“Europë na hidh jelekun e shpëtimit!“- ishte dhe një pankartë me mesazh anglisht./albeu.com