Erzen Breçani del në Gjykatë, zbardhet dëshmia: Jam në burg për tim bir

Erzen Breçani, ditën e sotme, 23 nëntor ka dalë në sallën e gjyqit për tu njohur me masën e sigurisë.

Ai ka deklaruar se në burg ndodhet për të birin, Erabli Breçanin, i shpallur në kërkim, të cilit i ka kërkuar që të mos merret me trafikun e drogës.

Erzen Breçani: Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit.

Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për grupin kriminal, nga të cilat u ekzekutuan 5 prej tyre duke arrestuar ish drejtori ne policisë së Tiranës Erzen Breçanin nën akuzën e sigurimit të mjeteve për grup kriminal, Dedan Gjonin shef të krimeve në komisariatin numër 6 i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britani të Madhe.

Ndërkohë gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit,  biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit;  Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit./albeu.com 


Shtuar 23.11.2023 12:49