25-vjeçari nga Kruja i jep drogë të miturit, policia i gjen municion luftarak në shtëpi

Policia e Krujës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në fshatin Derven.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu dyshohet se 25-vjeçari ka nxitur një të mitur, për të përdorur lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com 


Shtuar 23.11.2023 12:41