Ditët e para të kësaj jave do të nisin me temperatura të nxehta. Sinoptikania, Lajda Porja në një intervistë për News24 tha se të martën dhe të mërkurën do raktivizohen masat ajrore afrikane duke sjellë sërish ditë të nxehta.
Ndërkohë sipas saj, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave teksa nuk përjashtohen dhe reshjet e shiut në disa zona të vendit. Ky muaj do të vijojë me ulje dhe ngritje, vijon sinoptikania, por vala e të nxehtit do të jetë gjithmonë e pranishme.
“Gjatë gjithë korrikut masat ajrore, që zakonisht janë të nxehta dhe të thata, kanë kaluar nga Mesdheu duke u tejmbushur me lagështirë dhe gjatë gjithë kohës, lagështia gjatë 24 orëshit është goxha e lartë dhe kjo bën që i nxehti të ndjehet edhe të paktën 6 apo 7 gradë më shumë, nga vlera e shënuar zyrtare. sot temperatura maksimale, janë jo më shumë se 34 gradë.
Pritet që nesër të kemi një riaktivizim të masave ajrore afrikanë që në fakt janë ende të pranishme në brigjet e Egjeut, kjo do të bëjë që nesër dhe të paktën e të mërkurën dhe pjesa e parë e ditës së enjte të jenë tre ditë të nxehta, termometri do ngjitet sërish në 39 gradë apo dicka më tepër në zona në qarkun e Beratit, ku mund të shkojë deri në 40 gradë. Ndaj presim që e marta dhe e mërkura të jenë dy ditët më të nxehta të javës.
Presim të kemi tërheqje graduale të masave ajrore me origjinë afrikanë ditën e premte dhe në fundjavë dhe të kemi sërish freskim të motit. Në fundjavë presim vlera në 34 apo 35 gradë. Dita e premte dhe fundjava, megjithëse sjell rënie të ndjeshme të temperaturave sjell rrebeshe me stuhi breshëri, do jetë kryesish zona malore, rrethinat e kryeqytetit qarku i Elbasanit, Kruja Laci pritet që të kenë herë pas herë rrebeshe të premte të shtunë, parashikohet që vetëm vija bregdetare të jetë kryesisht pa reshje.
Janë temeperatura tipike të korrikut, që të mbyllet në vlerat 33 – 34 gradë. javën tjetër por edhe ditët e fundit presim të kemi disa ditë shumë të nxehta.” tha sinoptikania Porja.