Përplasen dy kamiona dhe një makinë në autostradën Ibrahim Rugova

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova’ në Kosovë, ku janë përfshirë dy kamiona dhe një makinë.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë çuar deri te aksidenti


Shtuar 12.07.2021 15:34