EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm me “Porsche” vihet në pranga 36-vjeçari në Berat

Policia ka vënë në pranga në Berat 36-vjeçarin nga Tirana Devis Xhaholli pasi u kap duke transportuar me mjetin tip “Porsche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta.

Njoftimi i policisë

Berat

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë

Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 09:55