Kërcënonte dhe ndiqte bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Berat

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar në Berat pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar, kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit G.Xh., 62 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar, kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 10:04