EMRI/ Tentoi ta fshihte në gojë, policia i gjen lëndë narkotike të burgosurit në Drenovë

Korccë :Sekuestrohet nje sasi droge në burgun e Drenovës.

Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara cannabis.

Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

Policia e burgut ka arritur tja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni./albeu.com