EMRI/ Sherr në burg, shqiptari bën për spital grabitësin e njohur grek

Një shqiptar në burgun grek të Domokosë, ka rrahur grabitësit të njohur Giannis Dimitrakis.

Ky i fundit është dërguar në spital pasi ka marrë goditje të rënda në kokë nga shqiptari 39-vjeçar, dhe është shtruar në repartin neurologjik në Lamia.

Nga ana tjetër shqiptari i dënuar për vrasje e anëtar i një grupi kriminal u dërgua në Gjykatën e Lamias dhe më pas u rikthye në burgun e Domokosë.

Dimitrakis njihet për grabitjen e një banke në Greqi vite më parë si dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste apo edhe pranë Agimit të Artë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 26.05.2021 16:59