EMRI/ Humb jetën pas një sherri me thika 22-vjeçari shqiptar në Britani

Një 22-vjeçar shqiptar në Britani të Madhe ka humbur jetën pas një sherri me thika në Sheffield. Viktima është identifikuar si Armend Xhika.

Gjatë përleshjeve i plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Për ngjarjen, policia deri më tani ka arrestuar 5 persona.

“Hetimi ynë po vazhdon me ritme të shpejta dhe të gjithë po punojmë për të vendosur një kronologji për vrasjen e rëndë, e të biem në gjurmët e autorëve. Mendimet tona janë me familjen e viktimës, në këto ditë të vështira”, u shpreh Ian Scott, oficer policie./albeu.com

Shtuar 17.05.2021 10:05