I zhdukur prej 3 ditësh, kush është i riu shkodran i ekzekutuar me armë në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Një i ri është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve në Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se viktima është shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç. Mësohet se Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera.

Ndërkohë që dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me “larje hesapesh”, bëhet me dije se familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur prej tri ditësh.

Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme. /albeu.com/

 


Shtuar 17.05.2021 09:58