Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i të riut, Silvestër Grillos, është bërë pas njoftimit të qytetarëve se ai lëvizte me armë zjarri me vete nëpër qytet.
Të lidhura
None found
Ndërkohë policia bën me dije se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen NR.2 në Durrës është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak në cilësinë e provës materiale.
“Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.
Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri psitoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit S.G në lagjen nr 2.
Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak .
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/

