U zëvëndësua nga Sonila Meço, Balina kritikon ashpër “Big Brother” dhe opinionistët: Gjyq moralist (FOTO LAJM)

Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka munguar në netët e fundit LIVE të reality show-t për shkak se është infetuar me Covid-19 dhe zëvëndësuesja e saj ka qenë gazetarja Sonila Meço. Balina mungoi në një nga netët më të tensionuara ku Beatrix dhe Donaldi folën për herë të parë për lidhjen e tyre dhe trekëndëshin e bujshëm të dashurisë qe u krijua me Bora Zemanin.

Por menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një vidoe LIVE në Instagram me ish-banoren, Sheila. Balina u shpreh se nuk i pëlqeu asapk nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan se një gjyq moralist sipas saj.

Ajo gjykoi drejtpërdrejtë Arbrin dhe Sonilën duke u shprehur se i kanë kërkuar llogari Donaldit dhe Beatrixit si në komunizëm dhe se kjo nuk u duk asapk e drejtë.

Balina zbuloi gjithashtu se do të kthehej në program ditën e martë dhe se gjendja e saj shëndetësorë është përmirësuar./albeu.com/