EMRAT/ U kapën me fara dhe fidanë kanabisi, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar

Dy vëllezër, Emiljani dhe Ardenis Rama kanë rënë në prangat e policisë, pasi gjët një kontrolli në banesë u janë gjetur fara kanabisi, ndërsa në toka kishin mbjellë fidanë.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar të tentativës për kultivim.

Sekuestrohen fara cannabis dhe një radiomarrëse.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe A. R., 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Barçë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 15.07.2021 09:19