Është finalizuar ekstradimi drejt Italisë dhe Spanjës, tre shqiptarët që kërkoheshin nga autoritetet e këtyre 2 vendeve për veprat penale të vrasjes, grabitjes dhe trafikut të drogës.
Konkretisht:
1. u ekstradua në Itali, shtetasi Shkwlzen Keqi (Deliu), 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Elson Kolaverin.
2. u ekstradua në Itali, shtetasi Daniel Gjoni., 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;
3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi Dienis Hoxhaj (Haskaj) (Jazaj), 34-vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.