EMRAT/ Basha vjen me lëvizje surprizë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar.

Mbledhja e sotme u njoftua dy ditë më parë përmes një letre drejtuar anëtarëve, nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas informacioneve për albeu.com bëhet me dije se në këtë mbledhje do të zgjidhen sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, duke zëvendësuar kështu anëtarët e shkarkuar.

Bëhet fjalë për sekretarin Organizativ, atë të Diasporës dhe dy sekretarë të tjerë. Para disa ditësh, anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandia.

Basha përpara anetareve të Këshillit Kombetar ka dhënë porosi të prera, ku u kërkon që nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga vetë ai i pari.

Ai deklaroi gjithashtu nisjen e punës për hartimin e rregullores së punës për funksionimin e aleancës me qytetarët dhe rikthimi i komitetit të orientimit të politikave (KOP) në PD.

Propozimet e Bashës: 

Arta Sakja kryetare e Këshillit Kombëtar

Sekretari për Çështjet Zgjedhore Indrit Sefa
Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko
Sekretar për Diasporën Kreshnik Çollaku
Sekretar Organizativ, Flamur Hoxha

Propozimi për anëtarë të kryesisë: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu

Të shkarkuarit:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia/albeu.com/