Opinionistët rroga të majme, Kaloti: Lavatriçe parash. Jakaj: Kam qarë me pagesat e punëtorëve

Publikimi i listës së pagave ishte kryefjalë e medias në vendin tonë. Anaid Kaloti, Xhoi Jakaj dhe Arjana Muça ishin sot në “Abc e Pasdites” me moderatorin  Ermal Peçi ku diskutuan pikërisht për publikimim e të dhënave dhe pagave.

Anaidi theksoi se është pagë e jashtëzakonshme ajo me të cilën opinionistë të caktuar paguhen dhe se media është kthyer në nje lavatriçe për pastrimin e parave.

“Për këto rrogat e çuditshme që kapin 15 mijë apo 20 mijë euro në muaj sigurisht që befasohem sepse nuk i kemi as standardet dhe nuk i gëzojmë as asetet në Shqipëri për këtë lloj niveli pagese. Nga ana tjetër është një llum i madh tregu pastrimi parash… Analistë dhe opiniositë që i mendojmë si një mburojë e mirë e jetës tonë sociale që bërtitet nëpër kryeqytet na dalin me ca rroga tejet të majme dhe tejet të frikshme që realisht nuk mbrojnë aspak interesat tona”.

Çfarë e ka tmerruar më së shumti nga lista e pagesave të publikuara Anaidin?

“Kam parë panelistë psh të Opinionit që dalin dhe bëjnë zhurmë në emër të së drejtës dhe në emër të demorkacisë dhe aty i kanë rrogat nga 20 ose 25 mijë euro dhe është e jashtëzakonshme. Kam listën përpara që nuk kanë punuar asnjëherë në kryeqytet dhe gëzojnë rroga shumë të frikshme si nga krahu tjetër ka dhe njërëz që hiqen si jo dhe aq të pasur dhe marrin rroga 80 milionë lekë shqiptare.

Psikologia Arjana Muça u shpreh se publikimi i pagësës do të sjellë pakënaqesi dhe armiqësi mes njerezve.

“ Armiqësi me njeri tjetrin. Ne e dimë shumë mmirë që mund të punojmë të dy në një tryezë dhe njeri ka aftësi pak më shumë se sa tjetri dhe unë shpesh herë përfitoj nga kjo duke ia kërkuar në mënyrë shoqërore, gjë të cilën unë e paraqes si punën time.

Ndërsa Xhoi tha se është vërtet e dhimbshme disniveli i pagave brenda një isntitucioni privat sidomos në televizione.

“ Ka disbalancë dhe disbalancë për të të ardhur keq. Në një institucion kur drejtoja, më mbusheshin sytë me lot kur shikoja rrogën e operatorëve kameramanëve, sanitareve, sekretarëve, asistetenve. Një disnivel shumë i lartë, duhet të ketë një sheshim dysheme të pagave”.

 


Shtuar 23.12.2021 18:27