Emigrantët shqiptarë, ambasadori britanik i përgjigjet protestës së qeverisë

Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka diskutuar për emigracionin, Komunikatën e Përbashkët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet vendore.

I ftuar në TCH, ambasadori theksoi se vendi i tij mirëpret marrëdhënien e ngushtë dhe afatgjatë me Shqipërinë dhe ajo që nuk duan të bëjnë është veçimi i shqiptarëve.

Ambasadori Smith: Ajo që nuk duam të bëjmë është të veçojmë shqiptarët apo ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuojnë për shoqërinë.

Pikërisht në fund të vitit të kaluar, Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes dy vendeve, si dhe vlerësoi kontributin pozitiv që jep komuniteti shqiptar në Britani.

Kryeministri e ka thënë shumë qartë se mund ta bëjmë këtë vetëm përmes partneritetit dhe kjo është arsyeja pse kemi komunikatën e përbashkët dhe pse po punojmë kaq fort së bashku.

Ai i është përgjigjur edhe vendimit të Shqipërisë për të dërguar një notë proteste për gjuhën e ministrit britanik të emigracionit, Robert Jenrick.

Ambasadori Smith: Ajo që dua të qartësoj sepse i kam ndjekur komentet rreth deklaratës së Ministrit të Emigracionit. Njerëzit duhet të kuptojnë konbtekstin e atyre deklaratave. Ai po monitoronte fluturimin me avion të personave që do kthehen në Shqipëri. E kuptoj pse jemi të shqetësuar për të mos veçuar asnjë grup individësh, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se pamë një rritje massive dhe ishin shtetasit shqiptarë që përbënë nacionalitetin kryesor që udhëtuan në Mbretërinë e Bashkuar. Tani po garantojmë që ata që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme të kthehen, pork jo ka të bëjë me emigrant të paligjshëm dhe ata që kanë udhëtuar nënyrë të paligjshme.

Por, çfarë ka thënë ministri britanik Robert Jenrick për shqiptarët?

Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë.

/Albeu.com/